Njihuni me Albin Hasanin! Shqiptari i suksesshëm që po mahnit turqit me muzikën e tij – AlpeGossip
Njihuni me Albin Hasanin! Shqiptari i suksesshëm që po mahnit turqit me muzikën e tij

Njihuni me Albin Hasanin! Shqiptari i suksesshëm që po mahnit turqit me muzikën e tij

Kur ishte 10 vjeç, u largua nga Shqipëria. Për të filloi një jetë e re në Ankara, aty ku prindërit e tij vendosën të emigronin. Aktualisht jeton në Stamboll. Ai pohon se nuk e kishte të lehtë të bënte miq të rinj apo të përshtatej me mënyrën e jetesës atje. Sot, Albin Hasani është mjaft i njohur në Turqi.

Është mjaft i njohur në Turqi, për muzikën që bën dhe stilin e tij. “Melekler”, kështu titullohet me të cilën vendosi të prezantohej në tregun e muzikës turke. Me “Ëngjëjt” fitoi vëmendjen e vendasve, por edhe pëlqimet e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, që me klikimet e tyre e klasifikuan në vend të parë në hitparade dhe top listat kryesore në vend.

E nisi karrierën e tij rreth 6 vite më parë, kur u bë pjesë e një grupi muzikor. Kjo eksperiencë e ndihmoi Albin jo vetëm në fushën muzikore, por edhe në aspektin shoqëror. Muzika e afroi me miqtë, njohu shokë të rinj, dhe e pati më të lehtë fillimin e shkollës së mesme.

Prej tre muajsh tashmë, performon solo. Albin u nda nga grupi…

Jo vetëm këndon, por shkruan tekste dhe krijon muzikë. Ka reth 60 tëkste kengësh që presin të kryesojnë Top listat. Albin premton se çdo dy muaj do të ketë një këngë të re.

E ndërpresim intervistën dhe menjëherë merr kitarën të performojë. Dëshiron të këndojë shqip, por nuk ka guxim. Kështu thotë edhe kur e ps nëse ndonjë ka tekstet e tij është në gjuhën shqipe. dëshiron të njihet në botë si Dua Lipa apo Rita Ora. Dhe suksesin e tij, ta sjellë në Shqipëri.

Do të dëshironte të merrte pjesë në festivalet e këngës në Shqipëri, por deri atëherë jep lajmin se së shpejti do të nisë një tur koncertesh. Suksesin e deritanishëm ia dedikon familjes dhe miqve, që i ka pasur pranë në çdo moment.

BalkanWeb