“JAM REFUZUAR ÇDO DITË PËR NJË MUAJ”/ Historia e kësaj vajze po i habit të gjithë – AlpeGossip
“JAM REFUZUAR ÇDO DITË PËR NJË MUAJ”/ Historia e kësaj vajze po i habit të gjithë

“JAM REFUZUAR ÇDO DITË PËR NJË MUAJ”/ Historia e kësaj vajze po i habit të gjithë

Të gjithë jetojmë me frikën e refuzimit, por çfarë ndodh nëse ndalojmë së dhëni justifikime dhe bëjmë gjërat nga të cilat kemi frikë? Marianne Power ka zbuluar gjithçka për ‘Harpers Bazaar’!

“Shpenzova 4 orë duke e vështruar nga larg atë djalë, ndërkohë që përpiqesha t’i jepja forcë vetes për t’i folur. Në disa momente ai më pa teksa e vështroja dhe kjo më vuri në siklet. I shpreha ‘problemin’ tim shoqes së ngushtë dhe më këshilloi t’i flisja. Unë i thashë që kisha frikë, por ma mbushi mendjen dhe shkova. U ngrita dhe u nisa drejt tij. Shikimet u ndeshën. Në atë moment mu duk se bota ndaloi dhe u përgatita për refuzimin më të shëmtuar që mund të kisha marrë ndonjëherë. Pas këtij momenti kuptova që nuk duhet të jetoja me frikën e refuzimit. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë. Nisa të bëja terapi për veten dhe e nisa me refuzime të vogla si psh: Kërkoja ulje në faturën e telefonit dhe ajo ‘Jo’ më dhembi shumë. I thoja edhe të panjohurve në rrugë ‘përshëndetje’, ndërsa ata më shikonin të trembur, por vazhdova dhe gjërat nisën të përmirësoheshin. Një mëngjes i kërkova një grupi basketbollistësh të më lejonin t’i bashkohesha skuadrës së tyre dhe prita një përgjigje negative, por ndodhi e kundërta. Frika që kam pasur nga refuzimi më ka ndaluar të kem takime me djem. Shpesh shmangia edhe buzëqeshjet me ta, por tani jam shumë më e fortë dhe sillem ndryshe. Kam besim në vete dhe kam marrë shumë propozime nga djem të ndryshëm. Me njërin prej tyre tani jam e lidhur. Është e çuditshme sa shumë mund të ndryshojë jeta nëse ndalon së nxjerri justifikime. Nuk duhet t’ju frikësojë asgjë”