“MJEKËT SHQIPTARË MË THANË NUK DO PËRSËRITET”/ Estela Ujka flet për prerjen e gishtit nga tumori – AlpeGossip
“MJEKËT SHQIPTARË MË THANË NUK DO PËRSËRITET”/ Estela Ujka flet për prerjen e gishtit nga tumori

“MJEKËT SHQIPTARË MË THANË NUK DO PËRSËRITET”/ Estela Ujka flet për prerjen e gishtit nga tumori

Prej disa javësh u bë publike historia personale e Estela Ujkës, e cila foli hapur për luftën me tumorin, një problem shëndetësor që e përballoi me shumë forcë gjatë 2018-ës. Për herë të parë ajo tregoi detaje rreth kësaj teme në ‘Lart e Poshtë’ me moderator, Erladon Rexhon. Ajo zbuloi për programin në fjalë se tumorin e kuroi në SHBA dhe qe një luftë e vështirë, të cilën e përballoi me ndihmën e familjes së saj.

Ndërsa sot, bloggerja e njohur ishte e ftuar në programin e pasdites ‘Rudina’ ku foli sërish për luftën me tumorin. Këtë herë zbuloi disa detaje më tepër rreth situatës së vështirë që kaloi.

“Për fat është një tumor që është mes malinjit dhe beninjit. Pra, nuk është malinj me rrisk jete, por nëse ndërhyrjet nuk kryhen siç duhet, mund të ketë pasoja fatale. Për fatin tim të keq, hera e parë në spitalet private shqiptare nuk rezultoi e suksesshme dhe këtë duhet ta them. Edhe pse m’u tha se nuk do të ketë rrezikshmëri dhe nuk do të përsëritej, u përsërit”,- rrëfeu Estela.

Më tej ajo vazhdoi fjalën duke vënë theksin tek fakti që mjekët shqiptar në asnjë moment nuk i thanë që do përsëritej ky problem, por fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu. Prandaj Estela u largua drejt Amerikës për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare tumorit.

“Ndërhyrja herën e dytë në Amerikë ishte radikale. Nuk u ndërtua më gishti ku ndodhej tumori, por vendosëm për një amputim të gishtit (prerje të gishtit)”,-shpjegoi ajo.

Bloggerja e njohur pranoi me shumë gëzim që fatmirësisht ka pasur familjen pranë dhe ja ka dalë vetëm prej mbështetjes së tyre të madhe. Fatmirësisht, Estela gëzon shëndet të plotë dhe është shumë e lumtur për gjithçka ka në jetën e saj.