Dihet që liderat në botë, sportistët, njerzit e sukseshëm e fillojnë ditën e tyre para se të lindë dielli. Shembujt e suksesit tregojnë më së miri vlerën e orëve të para të mëngjesit. Është shansi i tyre më i mirë për ta nisur ditën mbarë dhe për t’ua kaluar atyre që janë ende në gjumë.
Kështu përpiquni edhe ju t’i bashkoheni “clubit 5am”. Sigurisht që për tu ngritur nga krevati në orën 4:45 duhet të kemi një arsye të fortë. Prandaj pyetja e parë që I bëjmë vetes kur bie alarmi është, “përse po e torturoj veten duke u zgjuar kaq herët?”
Duhet të keni patjetër gjëra të mëdha për të bërë, apo dicka shumë frymezuese e cila do tju bëjë të lini gjumin e mëngjesit për ti bërë ëndrrat tuaja realitet. Këto janë pesë hapat që mund t’i kthejnë orët e para të mëngjesit në shumë të dobishme, të cilat gradualisht do ju ndryshoj dhe stilin e jetesës.
Hapi I parë: Ngrihu nga gjumi & dil nga krevati
Kjo është sfida juaj më e madhe. Cdo mëngjesë është një sfidë e re. Alarmi duhet të bjerë ne 4:45 dhe është e thjeshtë të justifikohesh se përse duhet të flesh edhe ca orë të tjera gjumë. Mos e bëni këtë. Ngrihuni nga krevati dhe largohuni nga dhoma e gjumit.
Pas gjumit të natës, trupi I njeriut është I dehidratuar dhe ka nevojë për ujë. Direkt pas zgjimit pini dy gota të mëdhaja uji. Kjo ndimon në hidratimin e trupit dhe ua lehtëson zgjimin. Më pas shpenzoni 10-15 minuta në tualet për nevojat tuaja personale.
Hapi I tretë: Është koha për të medituar
Për të filluar një ditë sa më positive është mirë të filloni të mendoni pak për gjërat që duhet të bëni, sigurisht duke vendosur në sfond këngën tuaj të preferuar.
Hapi I katërt: Informohuni
Celesi i suksesit në jetë është të jemi të infrormuar mbi cdo ngjarje të rëndësishme që ndodh rreth nesh. Ndizni televizorin për të degjuar shtypin e ditës apo përdorni cfarëdolloj mjeti mediatik për tju vënë në dijeni të ngjarjeve më të fundit.
Hapi I pestë: Koha për palestër
Të kujdesesh për trupin është nje investim që nuk shkon kurrë dëm. Nuk është e nevojshme për të shpjeguar arsyet se përse duhet të kujdeseni për trupin tuaj sepse tashmë dihen.
Për ti përvetsuar këto zakone duhet kohë dhe vendosmëri. Nëse ora 4:45 është shumë herët për ju, atëherë përpiquni të gjeni një orar më të përshtatshëm. Ditë pas dite vendoseni orarin tuaj pak më herët derisa të arrini të zgjoheni tamam kur duhet. Nuk mjafton vetëm njëher ralizimi I këtyre hapave por për të arritur suksesin e ëndërruarr në jetë, këto duhet të jenë pjesë e stilit tuaj të jetesës.