Mike për kokë/ Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu sapo na bënë të ndihemi xheloze! Kjo FOTO… – AlpeGossip
Mike për kokë/ Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu sapo na bënë të ndihemi xheloze! Kjo FOTO…

Mike për kokë/ Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu sapo na bënë të ndihemi xheloze! Kjo FOTO…

Miqësia është një nga gjërat më të çmuara në jetën e njeriut! Nëse ke një mike në krahun tënd, nuk thonë kot, ke një thesar të vërtetë. Edhe për ato të dyja vlen e njëjta shprehje. Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu nuk janë vetëm dy prezantueset e njohura të ekranit të Top Channel, por edhe dy figura shumë të dashura për publikun. Të angazhuara prej vitesh si pjesë e televizionit, ato kanë treguar se vetëm karriera në shinat e duhura nuk mjafton. Përtej fushës ku lëvrojnë profesionalisht, ato kanë dëshmuar se janë aty për njëra tjetrën në çdo kohë dhe vend. Janë mikesha të ngushta, pa kushte, pa interesa, por të përkushtuara në mënyrë të devotshme dhe këtë ia kanë treguar edhe botës mbarë përmes dedikimesh, fotosh, komentesh, etj.

 

E ftuar në puntatën e së shtunës, në “Dua të të bëj të lumtur”, Xhemi Shehu ishte aty sëbashku me një pjesë të trupës së kabaretit “Portokalli” për të surprizuar një nga protagonistët e emisionit. Dhe, përveç bisedave në studio e momenteve gazmore, fansat nga përtej ekranit, kanë vendosur që të fokusojnë me aparat një përqafim të ngrohtë që lexohet qartë në foto të dy mikeshave, Xhemit dhe Arbanës. Kjo e fundit, ka vendosur që ta bëj publike këtë moment përmes instagramit.

Ajo ka postuar një foto shumë të bukur, të cilën e ka shoqëruar me dixhiturën: “Nga 7282829 fotot që më dërgojnë shikuesit gjatë transmetimit të “Dua të të bej të lumtur” po veçoj këtë që tregon Lumturinë në një nga shumë kuptimet e saj. Faleminderit, gjithmonë❤”.

E ku ka më bukur! Rroftë miqësia e ngushtë dhe e sinqertë!