Alketa Vejsiu zbulon 3 të ftuarit e “Piter Pan”/ Ja kush VIP-a do futen në “kurth” (FOTO) – AlpeGossip
Alketa Vejsiu zbulon 3 të ftuarit e “Piter Pan”/ Ja kush VIP-a do futen në “kurth” (FOTO)

Alketa Vejsiu zbulon 3 të ftuarit e “Piter Pan”/ Ja kush VIP-a do futen në “kurth” (FOTO)

Mbrëmjen e nesërme do të transmetohet në TV Klan puntata e 5 e emisionit shumë të ndjekur “Në kurthin e Piter Pan”, me protagonistë fëmijë me aftësi fantastike që fusin në “kurth” të ftuarit VIP me pyetjet e tyre.

Sot Alketa Vejsiu i ka zbuluar të tre të ftuarit e radhës me anë të postimeve në profilin e saj në Instagram.

E para do të jetë Armina Mevlani në foton me të cilën Alketa shkruan se nesër do i dorëzohet Kurthit të Piter Pan.

Foto e radhës është me Agron Llakaj, për të cilin moderatorja njofton se do thotë gjëra nuk i dinit për të.

Dhe në foton e fundit shfaqet Pirro Çako, që siç shkruan Alketa është një nga kantautorët e preferuar të saj.