Valle tironse në mes të Como-s/ Zbulohen pamjet e papublikuara nga dasma e Sarës dhe Ledionit (VIDEO) – AlpeGossip
Valle tironse në mes të Como-s/ Zbulohen pamjet e papublikuara nga dasma e Sarës dhe Ledionit (VIDEO)

Valle tironse në mes të Como-s/ Zbulohen pamjet e papublikuara nga dasma e Sarës dhe Ledionit (VIDEO)

Të gjithë të ftuarit në dasmën madhështore që u organizua në Como të Italisë, kishin një rregull të veçantë të vendosur nga Sara Hoxha dhe Ledion Liço. Çifti u kërkoi të ftuarve të mos postonin asnjë foto apo video jo vetëm nga ceremonia në altar, por edhe në festën që u mbajt më vonë.

Mirëpo “iconstyle.al” ka arritur të zbulojë disa çaste të shkëputura nga dasma, gjatë kohës që performon këngëtarja shqiptare Artjola Toska. Në video, shfaqet e gjithë familja Hoxha së bashku me nusen që po kërcejnë me muzikën popullore dhe të tjerë dasmorë që janë kapur në valle.
Ndërsa duket qartë edhe arredimi i sallës së dasmës plot me lule ngjyrë rozë dhe ndriçimi i posaçëm, që duken thjesht magjike! Çifti kishte zgjedhur jo vetëm tavolina në formë rrethore, por mjaft të ftuar ishin sistemuar në tavolinat e mëdha në formë drejtkëndshi.