FOTO/ Bashkëshortja e këngëtarit merr nur shtatzënie, ja si duket me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
FOTO/ Bashkëshortja e këngëtarit merr nur shtatzënie, ja si duket me barkun e rrumbullakosur

FOTO/ Bashkëshortja e këngëtarit merr nur shtatzënie, ja si duket me barkun e rrumbullakosur

Viti që lamë pas ishte një vit që solli vetëm lajme të bukura për çiftin Besnik Qaka dhe Lolita Begolli. Pas dasmës së tyre përrallore, çifti dhanë lajmin e bukur se po presin fëmijën e tyre të parë.

Ashtu si shumica e femrave shtatzëna, edhe Lolita ka preferuar që këtë periudhë ta shijojë në privatësi, mirëpo më në fund sot është dorëzuar dhe ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.

“Dhurata më e mirë në jetë”, shkruan Lolita të cilës shtatzënia i ka dhënë një nur të mrekullueshëm, të cilin e reflekton edhe në fytyrë. Çifti po presin një vajzë ndërsa Lolita është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Në një intervistë pak kohë më parë Besniku u shpreh shumë i lumtur që do bëhet baba dhe tha se emrin vajzës që do vijë në jetë nuk ja kanë gjetur ende.