TRENDI I 2021/ Kjo ngjyrë rikthehet në modë pas shumë kohësh (FOTOT) – AlpeGossip
TRENDI I 2021/ Kjo ngjyrë rikthehet në modë pas shumë kohësh (FOTOT)

TRENDI I 2021/ Kjo ngjyrë rikthehet në modë pas shumë kohësh (FOTOT)

Nëse jeni nga ata njerëz që çdo gjë në gardërobën tuaj e keni në ngjyra neutrale, na lejoni t’ju themi që ka ardhur koha të ndryshoni. Viti 2021 ka më shumë ngjyra dhe do ta bëjë gardërobën tuaj të duket gjithçka veçse e zymtë.

Stilistët dhe markat kanë treguar se ngjyra e vitit 2021 është roza e nxehtë. Tonet më të buta të rozës vazhdojnë të jenë shumë të përdorura, por fokusi i stilistëve kohët e fundit është roza e ndezur.

Nëse vërejmë faqet e famshme të blerjeve, si NET-A-PORTER, roza e ndezur është një ngjyrë dominuese. Marka e luksit Jacquemus nxori në shitje një koleksion kapsulë rozë me rastin e festave, çfarë bëri që kërkimet në Lyst (aplikacioni kryesor i blerjeve të modës) për çantat rozë të markës të rriteshin me 61%.

Gjithashtu kërkimet e përgjithshme për artikujt me ngjyrë rozë të ndezur në platformë janë rritur me 23%. Këto të dhëna tregojnë se interesi për këtë ngjyrë po rritet gjithnjë e më shumë.

Tani e dini te cila ngjyrë të përqëndroheni herën tjetër që do të dilni për blerje.