Gjëra që ndodhin! Martohet vëllai i tyre, por Kendall dhe Kylie nuk do t’i shkojnë në dasmë - AlpeGossip
Gjëra që ndodhin! Martohet vëllai i tyre, por Kendall dhe Kylie nuk do t’i shkojnë në dasmë

Gjëra që ndodhin! Martohet vëllai i tyre, por Kendall dhe Kylie nuk do t’i shkojnë në dasmë

Kendall dhe Kylie Jenner as nuk e kanë marrë mundimin që të konfirmojnë prezencën e tyre në dasmën e gjysmë vëllait, Brody Jenner.

Brody konfirmoi të martën se asnjë nga motrat e tij nuk i ka kthyer përgjigje për pjesëmarrjen në dasmë, duke nënkuptuar kështu që asnjë nuk do të shkojë në ditën e tij më të madhe.

“Dy motrat e mia të vogla, asnjëherë nuk kemi dëgjuar prej tyre”, tha ai për “People”.

Ai tha se do të dëshironte që Kendall dhe Kylie të vinin në dasmë.

“Unë do të kisha dashur të vinin”, shtoi Brody, vëllai nga babai i motrave Jenner.

Brody do të martohet me të fejuarën Kaitlynn Carter në Bali këtë javë, por as babai i tij Caitlyn Jenner nuk do të jetë aty për shkak të disa “angazhimeve me punën”.

Epo gjëra që ndodhin apo jo! Të paktën në familjen Kardashian-Jenner.