“NA NDEZE DASMËN”/ Bashkëshortja e Gaz Pajës komplimenton përzemërsisht këngëtaren shqiptare – AlpeGossip
“NA NDEZE DASMËN”/ Bashkëshortja e Gaz Pajës komplimenton përzemërsisht këngëtaren shqiptare

“NA NDEZE DASMËN”/ Bashkëshortja e Gaz Pajës komplimenton përzemërsisht këngëtaren shqiptare

Më datën 1 qershor aktori i njohur i humorit Gaz Paja kurorëzoi dashurinë në martesë me Ira Seferin.

Dasma u bë në një nga ambientet më luksoze dhe të bukura të kryeqytetit, ku të ftuar ishin personat më të afërt të dyshes.

I ftuari special në dasmën e çiftit të njohur të showbiz-it, ishte tenori i mirënjohur Saimir Pirgu sikundër nuk munguar edhe shumë këngëtarë të tjerë që me performancat e tyre i kanë emocionuar pa masë të ftuarit.

Ndër to përmendim Aurela Gaçen e cila së fundmi përmes një postimi në Instagram është shprehur mjaft e lumtur që ishte pjesë e dasmës madhështore.

“Vetëm një orë arrita të jem mes familjeve, miqve që gëzonin për ju, por e lumtur që isha pjesë e miqve që me zemër urojnë të trashëgoheni!”- shkruan Aurela duke etiketuar në postimin e saj Gaz Pajën dhe bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit gjithashtu ka reaguar në Insta Story dhe ka komplimentuar përzemërsisht këngëtaren e njohur: “Kënaqësia ishte e jona e dashur që të kishim dhe na ndeze dasmën. Je e mrekullueshme!”