Aulona Musta dhe Dasara Karaiskaj janë ndër gazetaret më të komentuara në media e që njihen për çiltërsinë në ekran duke i thënë gjërat troç, pa dorashka.
Mirëpo nuk e dinit që mes dy gazetareve dikur ka pasur një sherr të cilin e ka zbuluar Dasara.
“Ti më dukesh vetëm tip që zihesh”, i tha Aulona Dasarës e cila ishte e ftuar në “Thumb”.
“Po tani një herë jemi zënë ne, por nuk do ja themi publikut”, ja ktheu Dasara.
“Njerëzit nuk e dinë po të regjistrosh në 4 të mëngjesit, mirë dhe aq”, u përgjigj Aulona duke zbuluar se sherri ka ndodhur për arsye pune.
“Sakrifica shumë të mëdha kemi bërë vërtet”, përfundoi Dasara.