KEJVINA KTHELLA DHE SEVEN SARAÇI JANË BASHKË? Shoqëruan njëri-tjetrin në festën e 50 Cent – AlpeGossip
KEJVINA KTHELLA DHE SEVEN SARAÇI JANË BASHKË? Shoqëruan njëri-tjetrin në festën e 50 Cent

KEJVINA KTHELLA DHE SEVEN SARAÇI JANË BASHKË? Shoqëruan njëri-tjetrin në festën e 50 Cent

Tayna dhe Kejvina Kthella ndodhen në Amerikë, ku ndër të tjera janë bërë pjesë e një feste private me pjesëmarrjen e veçantë të 50 Cent. Kjo nuk paska qenë e gjitha, pasi artisti me origjinë shqiptare, Seven Saraqi ka shoqëruar vajzat gjatë këtij organizimi.

Fillimisht, Seven ka postuar disa imazhe ku shihet krah Kejvinës, edhe pse i ka fshirë fotot pa i mbajtur shumë gjatë të publikuara në rrjet. Mes tij dhe Kthellës duket të jetë krijuar një marrëdhënie mjaft e ngushtë, e kaq ka mjaftuar për ndjekësit që të nisin menjëherë aludimet për një romancë të mundshme. Megjithatë, kjo mund të jetë dhe thjeshtë një mbrëmje e kaluar mes miqsh, ku nuk ka munguar argëtimi.

Në një nga videot e postuara nga këngëtari, në një moment fare të shkurtër vihet re se ky i fundit ka qenë duke festuar me Kejvinën teksa 50 Cent performonte për kënaqësinë e të ftuarve. Duket se nuk paskan të mbaruar surprizat për Tayna-n e Kejvinën nga ky udhëtim i përbashkët në Amerikë… /News31.al