NË MUAJIN E DASHURISË/ Dhurata ideale për patnerin që do të forcojë marrëdhënien tuaj – AlpeGossip
NË MUAJIN E DASHURISË/ Dhurata ideale për patnerin që do të forcojë marrëdhënien tuaj

NË MUAJIN E DASHURISË/ Dhurata ideale për patnerin që do të forcojë marrëdhënien tuaj

Dy javë na ndajnë nga Shën Valentini dhe me siguri keni nisur që tani të mendoni se çfarë mund t’i dhuroni partnerit. Ndonëse mund të jeni në nisje të bashkëjetesës apo keni kohë që jetoni me njeriun e zemrës, “Ringjallja e Erosit” është libri që nuk do të vinte thjesht si dhurata ideale për muajin e dashurisë, por do të ishte gjithashtu një nga blerjet më interesante për bibliotekën tuaj.

Esther Perel rivjen për së dyti në shqip, sërish nga botimet “Pegi”, me botimin e vlerësuar nga kritika e gjerë, e jo vetëm. Eksperienca 35-vjeçare si psikologe çiftesh ka dhënë ndihmë të jashtëzakonshme në studimin dhe shkrimin e “Ringjallja e Erosit”. Dashuria e sigurt përballë kërkimit të pasionit, bashkimi paradoksal i përditshmërisë me dëshirën seksuale: të kundërtat që shpesh çojnë në humbjen e pasionit, por që Perel kujdeset të udhëheqë në rrugën drejt ringjalljes së erosit në jetën në çift.

Një libër krejtësisht origjinal, që e zhvesh aktin seksual nga çdo kornizë e të qënit korrekte apo nga rregullat e imponuara nga shoqëria, për të arritur tek thelbi: dëshirat e burrave dhe grave, që duhet të dinë se në intimitet, ideali i barazisë dhe emocionet familjare janë ato çka duhen eleminuar medoemos. Duke sjellë në vëmendje se përditshmëria mund të krijojë ngërçe në erosin në çift, duke i bërë partnerët të ndihen si të mbyllur në një kafaz, Perel kujdeset t’i çlirojë, t’i provokojë e t’i joshë ata nëpërmjet vizionit të saj.

Aty ku ndërthuret humori, maturia dhe thjeshtësia, “Ringjallja e Erosit” vjen si një dhuratë e veçantë për lexuesin shqiptar nga botimet Pegi, për të sjellë më pranë jush një nga botimet më të vlerësuara nga kritika. /News31.al