REZART VELESHNJA I DOLI KUNDËR/ Drilon Hoxha tregon se çfarë ndodhi pas filmit – AlpeGossip
REZART VELESHNJA I DOLI KUNDËR/ Drilon Hoxha tregon se çfarë ndodhi pas filmit

REZART VELESHNJA I DOLI KUNDËR/ Drilon Hoxha tregon se çfarë ndodhi pas filmit

Ditën e djeshme në “Shqipëria LIVE” në Top Channel u zhvillua një debat i fortë lidhur me kinemanë komerciale që po zhvillohet së fundmi në Shqipëri. Krahas Alfred Trebickës, në studio ishte i ftuar dhe Rezart Veleshnja.

Ky i fundit ka deklaruar në një moment se nëse Drilon Hoxha do të bëhej pjesë e diskutimit, Rezarti do ta braktiste bisedën. Kaq ka mjaftuar që fansat të kujtonin se mes Veleshnjas dhe Hoxhës në fakt, ka patur dikur një bashkëpunim. Arsyeja e reagimit të Rezartit? Duket se përgjigjen e ka dhënë Driloni, duke publikuar një video.

Për prodhimin “Dashuria s’mjafton”, projekt në të cilin pjesëmarrës ka qenë dhe Veleshnja, pikërisht ky i fundit ka munguar si imazh në posterin e filmit. Lidhur me këtë çështje, në kohën kur filmi ishte në reklamim e sipër, Rezarti i ka dërguar Drilonit një video, ku i kërkon llogari për përjashtimin e tij nga posteri.

Sipas Hoxhës, i cili e ka postuar videon si kundërpërgjigje, ka qenë kjo arsyeja e reagimit të Veleshnjës dje në “Shqipëria LIVE”. Të jetë kjo e vërteta? Mbetet të presim reagimin e Rezartit…

Videon e gjeni më poshtë.