EMISIONI I FAMSHËM NË DUART E LUANA VJOLLCËS/ Detaje mbi formatin e ri në ekranin shqiptar – AlpeGossip
EMISIONI I FAMSHËM NË DUART E LUANA VJOLLCËS/ Detaje mbi formatin e ri në ekranin shqiptar

EMISIONI I FAMSHËM NË DUART E LUANA VJOLLCËS/ Detaje mbi formatin e ri në ekranin shqiptar

Prej disa javësh, në Top Channel po transmetohet spoti publicitar i formatit “Take Me Out”, që vjen si risi në ekranin shqiptar. Nga ana tjetër, Luana Vjollca kishte lajmëruar se për pak kohë do ta shihnim me një projekt të ri, ndërsa tashmë bëhet e ditur se emisioni më i famshëm për ‘dating’ (takime) në botë do të vijë nën drejtimin e Luanës.

“Take Me Out Albania” do ta rikthejë këtë të fundit si autore dhe njëkohësisht moderatore të formatit në fjalë. Aventurë, famë dhe sukses; gjithçka mund ta gjeni në një program të kësaj natyre. 30 beqarë, me qëllimin për të gjetur partnerin e duhur janë ata të cilët do të dhurojnë spektakël, humor dhe argëtim pafund.

Siç zbuloi dhe vetë Luana pak ditë më parë, nuk do të mungojnë të ftuarit specialë, ashtu sikurse në një muaj do të kemi mundësinë që “Take Me Out Albania” ta ndjekim në orarin ‘prime time’ në ekranin e Top Channel.