EMOCIONUESE/ Ja çfarë dhurate i ka bërë Turi Orindës për Krishtlindje (FOTO) – AlpeGossip
EMOCIONUESE/ Ja çfarë dhurate i ka bërë Turi Orindës për Krishtlindje (FOTO)

EMOCIONUESE/ Ja çfarë dhurate i ka bërë Turi Orindës për Krishtlindje (FOTO)

Ky muaj është periudha më e bukur për të dhënë dhe për të marrë dhurata dhe shumë dashuri.

Festat kanë trokitur edhe në familjen e Turjan Hyskos dhe Orinda Hutës. Moderatori ka surprizuar bashkëshorten me një dhuratë që mbart një kuptim shumë të veçantë.

“Më të mirat s’kanë ardhur ende”, shkruhet në një aksesor unik në formë unaze që Turi i ka bërë dhuratë Orindës.

“E di! Dashuria e jetës sime!”, ia kthen Orinda duke na treguar se marrëdhënia e tyre, edhe pas më shumë se 1 viti martese është më e bukur se kurrë.

Çifti e ka shprehur dëshirën e madhe për të zgjeruar familjen.

“Ne të dy kemi dashur gjithmonë një familje të madhe. Edhe betimet në dasmë, ashtu i kishim! Të jetojmë me rroça-poça nëpër këmbë! Ne jemi tre fëmijë në familjen time dhe mami po të kishte mundësi, do të kishte bërë edhe më shumë. Dua djem dhe vajza! Këto të fundit i kam pasur pikë të dobët, por nipi më bëri që të doja edhe djemtë shumë”, është shprehur Orinda Huta.

Ata u martuan në 27 korrik të 2017 dhe pas martesës, Turi deklaroi se po punojnë me tre turne për t’u bërë me fëmijë ndaj pritet shumë shpejt që të marrim një lajm të bukur nga dyshja!