Siç dihet tashmë Emina Çunmulaj, modelja shqiptare me famë në SHBA, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti ajo dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Sam Nazarian do bëhen me fëmijë të dytë.
Emina nuk po e shijon këtë periudhë në privatësi siç kanë vepruar shumë VIP-a, por çdo ditë tregohet aktive në rrjete sociale duke mos e fshehur barkun e rrumbullakosur.
Megjithatë deri më sot modelja nuk e kishte zbuluar ende gjininë e fëmijës që po pret, ç’ka i ka shtyrë ndjekësit e saj të jenë kuriozë.
Por edhe ky kuriozitet është zbuluar së fundmi nga një postim i saj.
Modelja ka postuar në Instastory një foto ku shihet të ketë marrë dhuratë dy palë pupa për fëmijë, në ngjyrë rozë të hapur, ç’ka ka hedhur dyshimet se ajo po pret vajzë dhe Ella do bëhet me motër.
“Sa të bukura. Mezi po pres që e vogla ime t’i veshë këto”, shkruan Emina.