Aktivisti homoseksual braktis Shqipërinë: Më kanë kërcënuar - AlpeGossip
Aktivisti homoseksual braktis Shqipërinë: Më kanë kërcënuar

Aktivisti homoseksual braktis Shqipërinë: Më kanë kërcënuar

Një aktivist homoseksual shqiptar është larguar drejt Britanisë së Madhe për të jetuar, pas kërcënimeve që kishte marrë në Shqipëri. Erjon Tela tashmë ka nisur një jetë të re në Surrey, qytet në Britaninë e Madhe. Ai thotë për mediat lokale aty se u detyrua të largohej nga vendi për shkak se ishte kërcënuar pasi kishte ndihmuar komunitetin LGBT në vendin tonë.

Erjoni tregon se në vitin 2012 ndihmoi në organizimin e paradës së parë të homoseksualëeve në Shqipëri. Për këtë, ai bashkëpunoi edhe me policinë. “Policia po na bërtiste vazhdimisht. Ata ishin të detyruar na mbronin, por kurrë nuk donin ta bënin“, shprehet ai, sipas tvklan. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 Erjoni ka trajnuar forcat e policisë dhe studentët e një akademie policore në Shqipëri.

“Mendimi kryesor i policisë për personat e komunitetit LGBT ishte se ata janë një komunitet i vogël transgjinor, shumica e të cilëve janë të pastrehë, madje persona që shesin trupin”, tregon Erjoni.

Erjon Tela nisi të angazhohej në Shqipëri në vitin 2010 duke bërë grafiti në rrugët e Tiranës. Ai shkruante parrulla si “Unë jam një djalë, dua një djalë” dhe “Unë jam një vajzë, dua një vajzë”.

Në vitin 2013 ai filloi një projekt të quajtur “Mendoni politikisht”, duke bashkëpunuar me organizata të tjera. Ai madje organizoi edhe një takim mes Kryeministrit shqiptar dhe anëtarëve të komunitetit LGBT. Duke qenë se vendi aspiron anëtarësimin në BE, sipas Erjonit Shqipëria ka ligje pozitive kundër diskriminimit, por problemi qëndron në faktin se ato nuk zbatohen.