“DASHURIA IME E PËRJETSHME…”/ Brenda ditëlindjes së veçantë të djalit të Jonida Maliqit (FOTO) – AlpeGossip
“DASHURIA IME E PËRJETSHME…”/ Brenda ditëlindjes së veçantë të djalit të Jonida Maliqit (FOTO)

“DASHURIA IME E PËRJETSHME…”/ Brenda ditëlindjes së veçantë të djalit të Jonida Maliqit (FOTO)

Përveçse një femër me karriere të suksesshme Jonida Maliqi është edhe një nënë mjaft e lumtur. Ditën e djeshme djali i saj, Dan ka festuar 7 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë këngëtarja i ka organizuar një festë mes miqsh.

Jonida i ka mbledhur shokët dhe shoqet e vogëlushit në një ambient të dekoruar dhe përshtatur për fëmijë. Nëpërmjet fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale duket se ata janë argëtuar në këtë atmosferë të këndshme.

”Dashuria ime e përjetshme mban emrin Dan”, shkruan këngëtarja në një nga postimet.

View this post on Instagram

Dashuria ime e perjetshme mban emrin Dan ❤️

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Jonida dhe i biri i saj kanë një lidhje të ngushtë dhe këtë e kanë treguar shpesh edhe në rrjetet sociale. Para se Dan të lindte Jonida i dedikoi një këngë, e cila tashmë është kthyer në kolonën zanore të çdo prindi.