“SOT DY MUAJ…”/ Robert Berisha bën postimin prekës për të ëmën e ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
“SOT DY MUAJ…”/ Robert Berisha bën postimin prekës për të ëmën e ndjerë (FOTO)

“SOT DY MUAJ…”/ Robert Berisha bën postimin prekës për të ëmën e ndjerë (FOTO)

Robert dhe Patris Berisha humbën 2 muaj më parë, njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë ata përmes disa postimeve në rrjete sociale.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie me nënën e tij.

Madje, ai bëri edhe një pauzë sezonale në emisionin e tij dhe u rikthye më 21 shkurt.

Nëna e këngëtarit të njohur luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë. Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.

Sot janë bërë plot dy muaj nga ndarja e mamasë së Robertit nga jeta, ndërsa ky i fundit e ka kujtuar me një postim në rrjete sociale, ku sërish zgjedh të mos thotë shumë fjalë, megjithëse dhimbja që ndjen është e madhe.
“Sot 2 muaj pa ty mamiq 💔”- janë fjalët e këngëtarit për të ëmën e ndjerë.

FOTO