E AKUZOJNË SE NUK BËN BAMIRËSI/ Elia Zaharia e lë pa fjalë fansen me përgjigjen – AlpeGossip
E AKUZOJNË SE NUK BËN BAMIRËSI/ Elia Zaharia e lë pa fjalë fansen me përgjigjen

E AKUZOJNË SE NUK BËN BAMIRËSI/ Elia Zaharia e lë pa fjalë fansen me përgjigjen

Princeshë Elia Zaharia Zogu është shumë aktive në rrjete sociale ku poston shpesh foto nga aktivitetet e familjes mbretërore.
Ditën e sotme Elia ka postuar disa imazhe nga një mbrëmje gala në Dubai, ku shihet përkrah Princ Lekës dhe Dukeshës Maria të Rusisë.

Në sy ka rënë komenti i një fanse e cila i shkruan princeshës: “Sinqerisht çfarë bën në të vërtetë. Në vend që të postosh foto në festa luksoze pse nuk bën postime duke ndihmuar të varfrit apo të bësh diçka me pozicionin tënd?”.

“Sigurisht që postojmë foto dhe informacione nga veprimtaria e Fondacionit ‘Mbretëresha Geraldine’. Në kuadër të fondacionit ndajmë herë pas here punët tona, ndërsa në kuadër personal një shprehje e urtë thotë: Bëje të mirën dhe hidhe në det! Dhe sa për informacion, kjo foto është pikërisht në themelimin e Akademisë Mbretërore, e cila do të mbështesë kauza humanitare dhe për fat Shqipëria do të përfaqësohet me projekte”, është përgjigjur Elia.