ISHTE VESHUR ME…/ Seldi lë nam në emision, mendoi se ishte në prova (FOTO) – AlpeGossip
ISHTE VESHUR ME…/ Seldi lë nam në emision, mendoi se ishte në prova (FOTO)

ISHTE VESHUR ME…/ Seldi lë nam në emision, mendoi se ishte në prova (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin” ishin këngëtarët, Sabiani, Seldi, Marseli dhe Kejsi, vajza e Sabianit e cila publikoi pka ditë më parë bashkëpunimin e saj me Seldin.

Mirëpo, ky i fundit pasi u fut në emision mendoi se ishte në prova. Seldi kishte ardhur në studio i veshur me xhup dhe tuta sportive, duke mos e ditur se publiku po e ndiqte nga ekrani.

Ishte Ermali që ia vuri menjëherë në dukje, sapo këngëtari u fut në studio. Ndërsa Seldi mendoi se moderatori po tallej, por Ermali i tha se publiku ndodhej në sallë dhe kamerat po regjistronin, duke e lënë kështu këngëtarin të habitur.

Lidhur me këtë situatë nuk ndenji pa reaguar edhe Sabiani, i cili i tërhoqi vëmendjen Seldit. “Korrektësia jote si gjithmonë zero”, tha Sabiani.