GODASIN SËRISH/ Mc Kresha dhe Lyrical Son sapo i dhanë një leksion reperëve të tjerë (VIDEO) – AlpeGossip
GODASIN SËRISH/ Mc Kresha dhe Lyrical Son sapo i dhanë një leksion reperëve të tjerë (VIDEO)

GODASIN SËRISH/ Mc Kresha dhe Lyrical Son sapo i dhanë një leksion reperëve të tjerë (VIDEO)

Akoma s’kemi arritur në gjysmën e verës dhe e kemi humbur numërimin e hiteve verore, që s’i duket  nuk kanë të sosur këtë stinë.

Deri tani jemi njohur me disa prej tyre, teksa shumë të tjerë po gatuhen. Padyshim nëse do mbahet mend për diçka vera 2020, përveç pandemisë, është edhe fakti se këngëtarët tanë kanë bashkuar forcat e kanë ardhur në bashkëpunime.

I tillë është edhe rasti i fundit, mes Lyrical Son dhe Mc Kresha ndonëse ne jemi mësuar t’i shohim shpesh së bashku.

Artistët kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre të radhës që titullohet “Ajo po don”, duke e çuar edhe një herë në një tjetër nivel repin në vendin tonë.

Projekti i fundit i Mc Kreshës ka qenë bashkëpunimi me Ledrin “Gjiganda”, kurse Lyrical Son ka munguar pak më shumë, pasi projekti i tij i fundit daton para 5 muajsh, dhe është një duet po me Mc Kreshën dhe Lav’da “Amore”.