PO SJELL NJË KËNGË TË RE/ Por shihni pak Besa Kokëdhimën se me kë ka bashkuar forcat! (FOTO) – AlpeGossip
PO SJELL NJË KËNGË TË RE/ Por shihni pak Besa Kokëdhimën se me kë ka bashkuar forcat! (FOTO)

PO SJELL NJË KËNGË TË RE/ Por shihni pak Besa Kokëdhimën se me kë ka bashkuar forcat! (FOTO)

Akoma s’kemi arritur në gjysmën e verës dhe e kemi humbur numërimin e hiteve verore, që s’i duket  nuk kanë të sosur këtë stinë.

Deri tani jemi njohur me disa prej tyre, teksa shumë të tjerë po gatuhen. Padyshim nëse do mbahet mend për diçka vera 2020, përveç pandemisë, është edhe fakti se këngëtarët tanë kanë bashkuar forcat e kanë ardhur në bashkëpunime.

E nuk mund të rrinte pa publikuar një këngë as Besa Kokëdhima, e cila ka publikuar një foto nga studioja muzikore, ku shihet se po punon për projektin e ri që do publikohet së shpejti.

Për këtë projekt ajo po bashkëpunon me Kledi Bahitin, i cili po ashtu është shfaqur në studio dhe pas atij postimi ka shkruar: “Po vjen, po vjen”.

Besa nuk ka treguar nëse do të jetë një këngë plot ritme për verë apo diçka tjetër, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim.

Kënga e saj e fundit u publikua 4 muaj më parë, ‘C’est la vie’, u cili u prit mjaft mirë dhe numëron mijra klikime në ‘Youtube’.