U KRITIKUA PËR VESHJEN NË FESTIVAL/ Këngëtarja shqiptare revoltohet ndaj mediave: Ma shkatërruat këngën - AlpeGossip
U KRITIKUA PËR VESHJEN NË FESTIVAL/ Këngëtarja shqiptare revoltohet ndaj mediave: Ma shkatërruat këngën

U KRITIKUA PËR VESHJEN NË FESTIVAL/ Këngëtarja shqiptare revoltohet ndaj mediave: Ma shkatërruat këngën

Kënga “Eva jam unë” e Xhesika Polos pak vite më parë në Festivalin e Këngës ishte më e komentuara e asaj periudhe, pak për tematikën dhe shumë për paraqitjen skenike të këngëtares.

Polo, në atë kohë, kishte të veshur një fustan, I cili tregonte pjesë të ndryshme të trupit të saj dhe për këtë, mjaft portale postuan në masë shkrime e foto për të.

Mbrëmjen e sotme në Soirée, Xhesika Polo iu ktheu përgjigje të gjithë atyre që sipas saj, i kishin shkatërruar këngën.

‘Kënga ‘Eva jam unë’ nuk ka pasur jehonën e duhur. Njerëzit u kapën me detaje injorante. Unë u vë faj të gjithë atyre njerëzve që e kanë dëgjuar këngën dhe e kanë keqinterpretuar. Unë atë vit kisha veshur një fustan që sigurisht, ishte I lidhur me tematikën e këngës. Ishte një fustan që tregonte një femër të zhveshur dhe të pikturuar nga natyra. Ky fustan u mor, u shkatërrua e gjithë kënga! Por tani jam e lumtur që kjo këngë sonte, po merr vëmendjen që meriton’, u shpreh Xhesika Polo.