Të gjithë e mbajmë mend “Unë, ti dhe Kasandra”, një nga serialet më të njohura.
Ky prodhim shqiptar u bë temë diskutimi këtë mbrëmje në “Soirée”, ku ishte e ftuar edhe aktorja kryesore e këtij seriali, Anxhela Çikopano.
“Mbaj mend në atë kohë, prindërit e atij brezi nuk e shihnin serialin se thonin: ‘Aty ça nuk bëhet’. Në parkun Rinia asokohe, kishte edhe të mira edhe të këqija. Çfarë u bë në Amerikë për dekada, në parkun Rinia u bë për 2-3 vite; përdorim droge, dashuri, njohje etj”, – tregoi Anxhela.
Aktorja tregoi edhe fakt shumë interesant, se si njerëzit kujtonin se ajo ishte me të vërtetë e droguar, ashtu si edhe në film.
“Unë kam pasur mamin e një shoqes sime të ngushtë, e cila kujtonte se unë isha me të vërtetë e droguar”, përfundoi Çikopano.















![Unikkatil dhe ky reper shqiptar shumë shpejt sjellin bashkëpunim. Si do ta presë Noizy? [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/anxhii-400x199.jpg)