Pse nuk je martuar? Ja si përgjigjet aktori Gjoka - AlpeGossip
Pse nuk je martuar? Ja si përgjigjet aktori Gjoka

Pse nuk je martuar? Ja si përgjigjet aktori Gjoka

“Rojat e Taxhit”, është një shfaqje e shkruar nga dramaturgu amerikan Rajiv Joseph, që sapo është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Kjo shfaqje riktheu pas një mungese të gjatë në skenë aktorin Gazmend Gjoka.

Ai interpreton personazhin Humaxhuni, një ushtar thellësisht besnik, i cili është i kënaqur që zbaton urdhrat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur që asgjë më e bukur se Taxh Mahali nuk ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm.

Aktori ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku u përball me pyetje edhe private.

Drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi pyeti Gjokën se përse nuk është martuar, por aktori u përgjigj shkurt duke thënë se nuk ka ndonjë arsye, ndërkohë që shtoi se e ka jetën përpara dhe se do fillojë ta mendojë edhe këtë gjë.

“Ime më më thotë shpesh: Të gjitha i ke të mira, por këtë që nuk martohesh e ke të keqe. Ti nuk je më i mençuri i botës, s’janë të gjithë të marrë ata që janë martuar”, rrëfeu Gjoka.