NUK KURSEHET PËR VESHJEN/ Luana Vjollca harxhon 5 mijë euro çdo të shtunë (FOTOT) – AlpeGossip
NUK KURSEHET PËR VESHJEN/ Luana Vjollca harxhon 5 mijë euro çdo të shtunë (FOTOT)

NUK KURSEHET PËR VESHJEN/ Luana Vjollca harxhon 5 mijë euro çdo të shtunë (FOTOT)

Dhe këtu nuk e kemi fjalën për shumën me të cilën paguhet Luana, por shumën që shpenzon për çdo puntatë të “Shiko kush luan”. Faqja “What they wearin”, që bën një skaner të imtësishëm mbi veshjet e shumë personazheve të famshëm, ka zbardhur të gjitha etiketat e Luanës, së bashku me faturat. Për veshje, këpucë dhe aksesorë të markave të shtrenjta, Luana shpenzon mesatarisht 5 mijë euro në çdo të shtunë. Dhe po t’i shtosh kësaj edhe shpenzimet për grimier personal dhe stilist flokësh, shuma del edhe ca më shumë se aq.

Luana ka harxhuar 5,490 euro për këtë fustanin e kuq dhe 490 euro për rripin.

2,050 euro për fustanin jeshil, 1,100 euro për rripin dhe 695 euro për takat.

2,590 euro për xhaketën, 690 euro për bustin dhe 1,290 euro për pantallonat.

Por ka edhe raste kur një veshje shkon 7,900 euro, si përshembull fustani i Jennifer Lopezit.

Për veshjen e sotme, Luana ka harxhuar: fustani 3,005 euro dhe vathët 995 euro.