5 vakte të ndërmjetme që ju japin energji dhe ju ndihmojnë të bini nga pesha – AlpeGossip
5 vakte të ndërmjetme që ju japin energji dhe ju ndihmojnë të bini nga pesha

5 vakte të ndërmjetme që ju japin energji dhe ju ndihmojnë të bini nga pesha

Kraker me fara chia

Një mënyrë e mirë për të rritur energjitë dhe për të kontrolluar kaloritë teksa konsumoni ushqim janë krakerat me fara chia. Ato janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë dhe me omega-3.

Sallatë pule me kos

Një ide fantastike për të konsumuar diçka pa patur frikën se po shtoni në peshë. Sallata ju jep ndjesinë e mbingopjes dhe nuk përmban shumë kalori.

Biskota me boronica

Këto biskota përmbajnë pak kalori, mund t’i konsumoni me bajame, boronica ose copëza çokollate të zezë. Boronicat ndihmojnë në shëndetin e zemrës, mbrojnë funksionet e trurit dhe ulin rrezikun për tu prekur nga sëmundje të ndryshme.

Smoothie me spinaq

Spinaqi përmban më shumë se 25% të sasisë së rekomanduar të mineraleve dhe vitaminave që një person duhet të konsumojë në ditë. Spinaqi është një ushqim diete, i pasur me vitaminë K, e cila ndihmon në ruajtjen e kockave dhe shëndetit.

Kraker me fara lini

Krakerët me fara lini ju mbajnë energjikë gjatë gjithë ditës, ulin rrezikun për tu prekur nga diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës etj.