PASI U AKUZUA SE PËRDHUNOI NJË VAJZË/ Chris Brown shfaqet në publik dhe ja si reagoi me fansat (FOTO) – AlpeGossip
PASI U AKUZUA SE PËRDHUNOI NJË VAJZË/ Chris Brown shfaqet në publik dhe ja si reagoi me fansat (FOTO)

PASI U AKUZUA SE PËRDHUNOI NJË VAJZË/ Chris Brown shfaqet në publik dhe ja si reagoi me fansat (FOTO)

Chris Brown u shfaq dje për herë të parë në publik, pas akuzave nga një 24-vjeçare se e kishte përdhunuar për 25 minuta gjatë një feste.

Këngëtari u arrestua nga policia franceze, por u liruara pasi tregoi se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Në shfaqjen e tij të parë në publik 29-vjeçari dukej i gëzuar, teksa përshëndeste dhe buzëqeshte me fansat, të cilëve iu drejtua më pas me zë të lartë me deklaratën: “Ju dua”.

Kjo ndodhi para se të nisej në një zonë të Parisit, të cilës nuk iu treguar vendndodhja, për të realizuar klipin e këngës së tij të radhës.

Brown performonte dhe këndonte në rrugë, i veshur i gjithi me të zeza dhe i rrethuar nga disa prej punonjësve të tij.

Këngëtari mohoi akuzën e përdhunimit, duke e quajtur të renë gënjeshtare.

“Dua të qartësoj! Kjo është e gjitha një gënjeshtër e tepruar! Kurrë! Për vajzën dhe familjen time kjo është shumë fyese dhe kundër karakterit dhe moralit tim”, shkroi Brown në postimin e tij në Instagram, të cilin tashmë e ka fshirë.