DRAMA E NDARJES/ Kylie Jenner reagon për herë të parë pas gjithë ç’është thënë deri tani! – AlpeGossip
DRAMA E NDARJES/ Kylie Jenner reagon për herë të parë pas gjithë ç’është thënë deri tani!

DRAMA E NDARJES/ Kylie Jenner reagon për herë të parë pas gjithë ç’është thënë deri tani!

Drama e marrëdhënies Kylie Jenner-Travis Scott vazhdon! Pas lajmit të papritur të ndarjes, njerëzit nisën të aludojnë gjëra. Më tej, kudo u përhap thashethemi se Kylie po del me ish të dashurin e saj dhe së fundmi thuhet se Travis Scott e ka tradhtuar 22-vjeçaren me modelen e iInstagramit, Yung Sweetro me të cilën ka një romancë që prej 2011-ës.

U bënë kaq shumë gjëra për të sqaruar dhe kanë kaluar vetëm 48 orë, kështu që duhej me çdo kusht një ndërhyrje nga ana e Kylie-it.

Përmes një statusi në Twitter, Kylie ka sqaruar se takimi me Tyga-n natën vonë nuk ishte siç menduan të gjithë dhe se gjërat me Travis-in, po shkojnë mirë.

“Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n.Më patë me 2 nga miqtë e mi tek dilja nga një studio në të cilën ndodhej edhe ai.”- shkruan Kylie  që nuk nguron të ndalet tek çështja e ditës. Marrëdhënia me partnerin!

“Unë dhe Travis jemi shumë mirë dhe fokusi ynë kryesor është Stormi. Shoqëria dhe vajza jonë është prioriteti  ynë kryesor.”

Çfarë do të thotë “shoqëria jonë”?

Nëse janë vetëm shokë, pra do të thotë se janë ndarë? Dashuria vdiq?! Nuk dimë nëse sqarimi i Kylie-it na kthjelloi apo na konfuzoi më keq, por shpresojmë në pajtimin e dyshes.

Tani për tani, gjithçka dimë është se ndarja nuk është përfundimtare dhe kështu do të jetë derisa të ketë një konfirmim zyrtar nga njëri ose tjetri.