MË NË FUND AJO QË KËRKONIM/ Njihuni me risinë e fundit të Instagram-it! – AlpeGossip
MË NË FUND AJO QË KËRKONIM/ Njihuni me risinë e fundit të Instagram-it!

MË NË FUND AJO QË KËRKONIM/ Njihuni me risinë e fundit të Instagram-it!

Facebook-u ka lançuar një aplikacion të ri për Instagram-in dhe ndoshta është ajo që po prisnit.

Aplikacioni quhet “Threads” dhe konsiston në shkëmbim mesazhesh dhe fotosh mes jush dhe miqve që keni në listën e “Close Friends”.

Duke filluar që sot, risia është e aksesueshme në të dy platformat, iOS dhe Android. Ky program është dizenjuar duke patur si objektiv kryesor privatësinë. Me pak fjalë është një hapësirë që i dedikohet komunikimit vetëm me njerëzit me të cilnit flisni më shumë në Instagram.

Është si të thuash, diçka edhe më e mirë se opsioni close friends, i cili që prej nëntorit të 2018-ës lejon përdoruesit të ndajnë Instastory vetëm me njerëzit që ata duan.

Përveç mesazheve, fotove dhe videove, Threads ju jep mundësinë e vendosjes së një statusi. Kështu, miqtë më të ngushtë do ta dinë  që jeni duke karikuar telefonin, që po ngisni makinën apo që s’flisni dot sepse ndodheni në punë.

Përsa i përket komunikimit me mesazhe, do të funksionojë siç ka qenë deri më tani në Instagram, përmes Instagram Direct.