Rudina e pyet nëse ndihet gati si “baba”, Besi HABIT me përgjigjjen: Akoma JO, kur unë i vendos… – AlpeGossip
Rudina e pyet nëse ndihet gati si “baba”, Besi HABIT me përgjigjjen: Akoma JO, kur unë i vendos…

Rudina e pyet nëse ndihet gati si “baba”, Besi HABIT me përgjigjjen: Akoma JO, kur unë i vendos…

Lajmi i shtatzanisë së Xhensila Myrtezajt ka qënë pa dyshim ndër lajmet më të bujshme të këtij viti.

Ndonëse ata janë çifti më i perfolur i momentit, Besi dhe Xhensila kanë hezituar të flasin gjerëisht në lidhje me këtë temë duke u munduar të rujnë privatësinë e familjes së tyre të vogël.

Por gjatë ditës se sotme aktori i njohur i humorit, sëbashku me gjyshen e tij Ijen kanë qënë të ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan” ku kanë folur në lidhje me ndjesitë që u ka krijuar lajmi i mrekullueshëm i shatzanisë së Xhensilës.

I pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari nëse ai ka filluar të ketë ndjesitë e të qenit baba, Besi është shprehur se është ende herët ndonëse për dy muaj vajza e tij vjen në jetë.

” Unë akoma jo, por Xhensila i ka më të forta ndjesitë sepse brenda saj lëviz dhe godet kurse kur unë vë dorën tek barku i saj ndalon”- është shprehur duke qeshur aktori i njohur.