Blendi Fevziu nuk gabon asnjëherë në kombinim, DETAJI që ju shpëtoi nga veshja e tij (FOTO) - AlpeGossip
Blendi Fevziu nuk gabon asnjëherë në kombinim, DETAJI që ju shpëtoi nga veshja e tij (FOTO)

Blendi Fevziu nuk gabon asnjëherë në kombinim, DETAJI që ju shpëtoi nga veshja e tij (FOTO)

Ai njihet si një nga personazhet që pëlqen të vishet me ngjyra dhe kombinimet e tij janë gjithmonë të goditura. Dalja e tij e fundit televizive, jashtë studios së “Opinion” ka qenë emisioni i fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan”. Edhe këtë herë Blendi nuk zhgënjeu me veshjen e tij, e cila për koiçidencë ose jo ishte në të njëjtën ngjyrë me atë të prezantueses, Alketa Vejsiu.

Fevziu kishte veshur një xhaketë ngjyrë blu dhe një palë këpucë në të njëjtën ngjyrë, kombinuar me këmishën dhe pantallonat e bardha. Si një person që i jep rëndësi detajeve, Fevziu kishte zgjedhur të dilte në ekran me ngjyra që kombinoheshin perfekt me nuancat e studios, të cilat janë e bardhë dhe blu.

 

Sigurisht, rripi i orës që mban në dorë qëndron gjithashtu tek tonet e ngjyrës blu, por pak më e zbehtë për të krijuar një thyerje. Në fund të fundit ai është Blendi, i vëmendshëm në çdo detaj.