NUK E FSHEH MË SINDI/ Ja për kë djalë të “Për´Puthen” bëhet xheloze konkurentja (FOTO) – AlpeGossip
NUK E FSHEH MË SINDI/ Ja për kë djalë të “Për´Puthen” bëhet xheloze konkurentja (FOTO)

NUK E FSHEH MË SINDI/ Ja për kë djalë të “Për´Puthen” bëhet xheloze konkurentja (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit “Për’puthen Prime”, Sindi iu përgjigj një sërë pyetjesh nga makina e së vërtetës. Ndër të tjera, e reja u pyet se për kë nga djemtë pjesëmarrës është bërë xheloze. Pa nguruar, Sindi tha se bëhej fjalë për Muratin.

Disa javë më parë, pyetja e Almendit, një prej konkurrentëve nxiti debat të shumtë në sudio. Ai e pyeti Sindin nëse e njihte më herët Muratin, pasi u transmetua në emision, takimi i tyre i parë.

“Më ka bërë një krehje dhe kaq, kam dal nga salloni dhe nuk jemi parë më kurrë. Murati nuk e kam njohur më parë, thjesht kam shkuar një herë për një krehje flokësh, jo se e njoh si karakter. Nuk është një lojë, është thjesht një përshëndetje në sallon”.

Nga ana tjetër, Murati u shpreh:

“Mendoj se nuk ka lidhje fare, po mendoja që të vija këtu para se të njihja Sindin. E kam bërë aplikimin para se të takoja Sindin. Thjesht i kam thënë që mendoj që të marr pjesë”.

Po kështu, në rubrikën pyetje-përgjigje, ndër të tjera vajza tregoi se deklaratën e bujshme rreth virgjërisë nuk e ka bërë për të fituar famë. Sa i takon djalit që e ka bërë të ndihet më keq në takime, ai është Mevlani.

Në vorbullën e lajmit të bujshëm të lidhjes së Teas dhe Beartit, dikush akuzoi Sindin për një romancë me Elvisin. Pak ditë  më parë, teksa i përgjigjej pyetjeve në InstaStory, Sindit i ra në sy një ndjekës i cili i shkruante:

“Sind kanë qarkulluar lajmet që je në një lidhje me Locon? A është e vërtetë?”

Konkurrentja etiketoi Elvisin, ndërsa krahas fotos shkroi:

“A di gjë ti Loco? Se na bënë të lidhur këta”- duke lënë të kuptohet se s’ka asgjë mes tyre.

Sindi kaloi një periudhë tepër të vështirë në fillimet e saj, duke iu dashur të përballet me komentet e publikut dhe bullizmin e hapur rreth virgjërisë. Madje, ky stres e bëri konkurrenten të humbasë shumë kilogramë brenda vetëm pak ditësh. Mirëpo, tashmë gjithçka ka ndryshuar për Sindin dhe siç ajo është shprehur në një postim në Instagram, vajza e virgjër është tashmë më e fortë se kurrë dhe nuk ia ndjen për komentet e askujt.

“Kam nje super news per te gjithe ju!!!
E mbani mend ate Sindin qe hyri ne fillim dhe vriste mendjen perse e gjithe Shqiperia dhe konkurentet e e bullizonin per faktin qe nuk kishte pasur asnjehere marrdhenie seksuale me dike perpara? Eh, ajo Sindi nuk eshte me… Vazhdoni komentoni, dergoni mesazhe negative se nuk me intereson aspak… Vazhdoni mbushni emisionin/faqjen tuaj duke permendur emrin tim sepse aq jete keni dhe doni te perfitoni sadopak nga imazhi im. Une KURRE nuk do te ndryshoj per askend, dhe cfaredo qoft opinioni im do ta them me ZE TE LARTE se perderisa jam ulur ne ate karrige e meritoj ta them opinionin tim perpara nje Shqiperie dhe jo duke urryer neper komente dhe duke i bertitur televizorit… Per te gjithe ju qe vazhdoni kaq deshperimisht te komentoni zerin dhe virgjerine time… Nderoni stacionnn se nuk po ju degjon askush, po flisni pafund edhe po i shtoni hormonet e keqija vetes suaj… se une nuk kam si i cliroj po ju e keni zgjidhjen  Prandaj BYE dhe FALEMINDERIT per vemendjen qe me jepni gjithmone… Tani kjo e virgjera do shkoj te punoj per te ngjitur shkallet e suksesit, nderkohe ju qendroni ne balten tuaj ”, shkroi Sindi.