Bark i rrumbullakosur dhe të brendshme firmë: Jam shtatzënë dhe s’kam pikë fantazie (FOTO) – AlpeGossip
Bark i rrumbullakosur dhe të brendshme firmë: Jam shtatzënë dhe s’kam pikë fantazie (FOTO)

Bark i rrumbullakosur dhe të brendshme firmë: Jam shtatzënë dhe s’kam pikë fantazie (FOTO)

Moda më e re e prezantimit te bebin kur është ende te barku është kjo: Vish sutjena dhe mbathje firmë, mundësisht “Tommy Hilfiger” ose “Calvin Klein” thirr fotografin dhe bëj foton. Motoja është: Njihuni me bebin tim dhe brekët firmë që kam blerë, enkas për foton. Ose mbase edhe ashtu i vesh gjithmonë. Pak rëndësi ka kjo.

 

(Tuna dhe Patrisi në pritje të djalit. Foto nga Instagrami)
E para që mbajmë mend e bëri Tuna. Kur bëri fotot profesionale në muajin e fundit të shtatzënisë, bashkë me të shoqin, i bëri pikërisht me të brendshme sportive dhe sigurisht firmë “Tommy Hilfiger”.

(Khloe Kardashian, foto nga Instagrami)
Pas Tunës e bëri edhe Khloe Kardashian që me siguri s`ka kopjuar Tunën, po kushedi cila nga këto të jashtmet e tjera e ka bërë. Khloe i pati “Calvin Klein”.

(Zaimina Vasjari në pritje të vajzës. Foto nga Instagrami)
Dhe po e bëri diçka Khloe, e bën edhe Zaimina. Ajo i bleu në të njëjtën markë, mbathjet dhe për herë të parë na prezantoi me barkun e madh.

Po kaq pak fantazi kanë këto vajza sa të jetë postimet gati identike?