Pak ditë më pare u zbulua se vajza e madhe e këngëtarit të njohur Stefi Prifti, Maria do t’i jap fund beqarisë së shpejti.
Së fundmi, ka qenë vetë këngëtari ai që ka zbuluar më shumë detaje për dasmë luksoze që do të mbahet shumë shpejt. Stefi ka publikuar në profilin e tij disa foto të ftesës dhe foto të çiftit, ku ka zbuluar datën dhe vendin ku do të zhvillohet.
Në fotot e publikuara në Facebook shihet se dasma do të zhvillohet në datën 9 shtator në një nga hotelet luksoze në Tiranë. Stefi ka bërë një status mjaft emocionues në postimin e tij ku ka folur për këtë natë speciale.
“Dhe vjen kjo dite…!
Per mua dhe familjen tone, data 9 Shtator eshte nje dite e shenuar dhe shume emocionale. Vajza ime Maria Prifti dhe dhendri yne Gezim Meta, kane vendosur te celebrohen dhe te martohen Nuk ka gje me te bukur per mua si baba!
Per te qene i sinqerte me veten, me duhet te them, se nuk eshte aq e lehte…
Por, Jeta keshtu eshte..!
Babai dhe Nena te lindin dhe te ritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjehere me pekuli dhe mundime..!
Por, vjen Princi i Kalter dhe te thote..: – tani vajzen e dua une…! Eh… kjo eshte jeta…! Ketu eshte bukuria dhe trashegimnia Te me trashegohesh cupa e babjt!
Jete te lumtur te uron babi”, ka shkruar ndër të tjera.