NË GJENDJE TË KEQE EMOCIONALE/ Aktorja e famshme lëndon veten dhe më pas publikon foton tronditëse – AlpeGossip
NË GJENDJE TË KEQE EMOCIONALE/ Aktorja e famshme lëndon veten dhe më pas publikon foton tronditëse

NË GJENDJE TË KEQE EMOCIONALE/ Aktorja e famshme lëndon veten dhe më pas publikon foton tronditëse

Aktorja amerikane me famë botërore Evan Rachel Wood së fundmi ka shpërndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Twitter një foto në të cilën shfaqet me shenja në trup të shkaktuara nga vetë ajo si pasojë e një gjendje jo të mirë emocionale.

Po ashtu 31- vjeçarja ka përdorur hashtagun, “nuk jam në rregull” dhe përmes dy postimeve ka ndarë me fansat situatën e vështirë që po kalon.

Në një prej tyre shkruan: “Ditën gjatë këtij seti fotografik isha shumë e dobët si pasojë e një marrëdhënie abuzive me veten. Ndihesha e lënë mënjanë, në depresion të rëndë dhe mezi qëndrova, unë nuk jam në rregull.”

Ndërkohë në postimin e dytë, ajo publikoi një foto tronditëse në të cilën shfaqej me krahun me shenja dhe shkruante: “2 vite kam abuzuar me veten time. Kur abuzuesi im më kërcënonte ose sulmonte, unë prisja dorën time si një mënyrë për ta çarmatosur atë. Thjesht bëri që abuzimi të ndalonte përkohësisht. Isha e dëshpëruar për ta ndaluar abuzimin dhe isha shumë e tmerruar për t’i ikur! Unë nuk jam në rregull.”

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Evan lufton me çrregullimet mendore. Në muajin janar ajo deklaroi publikisht se në moshën 22-vjeçare kishte tentuar të vetëvritej si pasojë e gjendjes së keqe emocionale.