Prej disa kohësh, modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria dhe ka nisur një jetë të re në Spanjë. Megjithëse kthehet herë pas here në vendin tonë, u bënë më shumë se dy vite që pjesën më të madhe të kohës ajo e kalon në Spanjë, ku edhe ka nisur një biznes të sajin.
Mirëpo, “Gazeta shqiptare” ka zbuluar se në fakt, Aurela po bashkëjeton prej dy vitesh me të dashurin e saj milioner, emri i të cilit është Alban.
Albani është nga Miloti dhe jeton në Spanjë prej vitesh, ku ka edhe biznesin e tij në fushën e hotelerisë. Çifti janë njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Spanjë.
Pas takimit të parë, Albani udhëtoi shumë herë drejt Shqipërisë për të takuar Aurelën, derisa të dy vendosën të bashkëjetonin në Spanjë. Burime pranë çiftit tregojnë se marrëdhënia e tyre është tashmë serioze dhe e konsoliduar edhe me prindërit e të dyja palëve.
Madje, miqtë e afërm të çiftit tregojnë se kur Albani vjen në Shqipëri, qëndron në shtëpinë e partneres së tij, Aurelës.