Djali i deputetit shqiptar merr një kontratë nga studioja muzikore e Jay-Z, por ai s’e lë të firmosë sepse… – AlpeGossip
Djali i deputetit shqiptar merr një kontratë nga studioja muzikore e Jay-Z, por ai s’e lë të firmosë sepse…

Djali i deputetit shqiptar merr një kontratë nga studioja muzikore e Jay-Z, por ai s’e lë të firmosë sepse…

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emision “Rudina”, ku është ndalur të flasë për jetën e tij, përtej rolit të një biznesmeni apo politikani i veshur gjithnjë me kostumin serioz. Ai ka ndarë me ne marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën e tij, të cilën e ka cilësuar si një grua heroinë, e ku nuk i fshehu lotët kur dëgjoi videomesazhin e saj në të cilin nuk reshti së falenderuar djalin e saj për dashurinë dhe përkujdesjen pa kushte përgjatë gjithë këtyre viteve.

Djali i tij, para pak kohësh ka publikuar një klip dhe Fideli ka zbuluar se klipi rezultoi shumë i suksesshëm, saqë menjëherë i kishte ardhur një kontratë nga shtëpia diskografike e Jay- Z. Si një baba i përkushtuar, ai ka treguar se nuk e ka lejuar ta firmosë, por ia ka dërguar avokatit të tij, pasi siç është shprehur ai, ekziston mundësia që ata të përfitojnë nga Devi, siç ishte rasti i Rita Orës.

“Dje më kanë marrë në telefon dhe më tha “që më ka ardhur një kontratë nga Jay Z”. E pashë kontratën, e thashë nuk do të firmosësh. Ia cova avokatëve të mi në Amerikë, sepse ajo kontratë që ti i firmosë sot që sa ke dal, mund t’i vuash nesër se me gjithë atë talent, me gjithë atë impenjim që bën në muzikë, ti mund të marrësh një pjesë shumë të vogël dhe studioja merr më shumë. Kështu që mos u nxito. Do t’i shohim gjërat hap pas hapi”, u shpreh Fidel Ylli.