I KA MUNGUAR EKRANIT PREJ KOHËSH/ Albana Osmani na tregon se ç’ka në plan të bëjë – AlpeGossip
I KA MUNGUAR EKRANIT PREJ KOHËSH/ Albana Osmani na tregon se ç’ka në plan të bëjë

I KA MUNGUAR EKRANIT PREJ KOHËSH/ Albana Osmani na tregon se ç’ka në plan të bëjë

Prej disa kohesh Albana Osmanin nuk e kemi parë më në televizion. Moderatorja e njohur është fokusuar tek fondacioni i saj i bamirësisë ‘Ti je një luledielli’.

Ekranit i ka munguar figura e saj, prandaj edhe fansat nuk kanë ngurar t’a pyesin bukuroshen për një rikthim të mundshëm. Përmes një instastory, Albana i është pëgjigjur pyetjes së fansit i cili shkruan: “Kur do të të shohim në televizion?”

Moderatorja e dashur është përgjigjur se do ndodhë shpejt.  “Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane”,-shkruan Albana. Me siguri do e shohim shpejt me produkosione mjaft të bukura.