“VITE TË ARTA”/ Poni ka qenë një fashioniste e vërtetë në gjimnaz (FOTO) – AlpeGossip
“VITE TË ARTA”/ Poni ka qenë një fashioniste e vërtetë në gjimnaz (FOTO)

“VITE TË ARTA”/ Poni ka qenë një fashioniste e vërtetë në gjimnaz (FOTO)

Shpesh artistët shqiptarë bëhen nostalgjikë për të kaluarën dhe rikthejnë foto nga arkivat e tyre.

Një gjë të tillë bëri edhe këngëtarja labe, Poni, e cila është rikthyer pas në kohën kur studionte në Liceun Artistik dhe ishte pikërisht në vitin e katërt.

Ajo publikoi një fotografi në Insta Story, ku shkroi: “Viti 4 Lice, vite të arta”.

Dhe si gjimnaziste Poni shfaqet e veshur me shumë stil dhe mund të themi pa frikë që kombinimi i saj vlen edhe për ditët e sotme.

Këngëtarja mban veshur një xhaketë lëkure lustrafin dhe një kapelë beret, ndërsa buzët e i ka të vijëzuara me një laps ngjyrë kafe.

Përfundimisht, Poni ka qenë një fashioniste e vërtetë dhe s’e ka humbur as sot këtë aftësi!