TJETËR DENONCIM/ Mikesha e Loredanës akuzon këngëtaren për vjedhje parash – AlpeGossip
TJETËR DENONCIM/ Mikesha e Loredanës akuzon këngëtaren për vjedhje parash

TJETËR DENONCIM/ Mikesha e Loredanës akuzon këngëtaren për vjedhje parash

Ka bërë bujë ditën e sotme lajmi se Loredana dyshohet për zhvatjen e rreth 700.000 frangave ndaj një çifti zviceran nën lajthitje, kërcënim e presion. Mirëpo një tjetër denoncim ndaj Loredanës është bërë në vitin 2017. “Prive.al” bën të ditur se një ish-mike e këngëtares e ka denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj.

Me anë të disa postimeve në Instagram Esa Vokshi, ish mike e Loredanës tregonte adresat e tërheqjes të cilat shpinin në Zvicër tek Loredana.

“Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.. Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë.

Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale.

Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia / borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u hargjuan 538 euro”, ka shkruar Esa Vokshi.