ANILA ÇELA THA SE KA DEFEKTE PASI I MORI EMISIONIN/ Reagon Evi Reçi: Kam vendosur…(FOTO) – AlpeGossip
ANILA ÇELA THA SE KA DEFEKTE PASI I MORI EMISIONIN/ Reagon Evi Reçi: Kam vendosur…(FOTO)

ANILA ÇELA THA SE KA DEFEKTE PASI I MORI EMISIONIN/ Reagon Evi Reçi: Kam vendosur…(FOTO)

Siç dihet prej disa ditësh, këngëtarja e njohur Evi Reçi ka zëvendësuar Anila Çelën në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Evi vjen për herë të parë si prezantuese në Shqipëri, ndërkohë që zëvendësimi i Anilës u komentua gjatë në media.
Pak ditë më parë në një intervistë për “NRG Radio”, Anila u shprehë se Evi ende nuk është në nivelin e duhur dhe se ka ende defekte në prezantim.

“Sipas meje Evi është tek 7-ta. Ka ende defekte ja kam thënë dhe Evit. Këshilla ime për të është: Sa më e thjeshtë, të jetë ajo që është , nësë ne përpiqemi të jemi jo ajo që jemi, aty të rrëshqasin gjëra nga duart. “ tregon moderatorja.

Mirëpo, ditën e sotme në emisionin “Klubi i mëngjesit”, këngëtarja e njohur ka zgjedhur të flas për Anilën dhe zëvendësimin e saj.

“Nuk është e lehtë të zëvendësosh Anilën, por unë kam vendosur të sjellë diçka nga vetja ime”, tregoi Evi në emision.