PO KËNDONTE LIVE KËNGËN E BEYONCE-S/ 13-vjeçarja shqiptare bën shqiponjën në mes të Parisit (VIDEO) – AlpeGossip
PO KËNDONTE LIVE KËNGËN E BEYONCE-S/ 13-vjeçarja shqiptare bën shqiponjën në mes të Parisit (VIDEO)

PO KËNDONTE LIVE KËNGËN E BEYONCE-S/ 13-vjeçarja shqiptare bën shqiponjën në mes të Parisit (VIDEO)

Të gjithë e njohin Erzën, 13-vjeçaren nga Kosova e cila ka arritur suksese të mëdha brenda dhe jashtë kufijve me zërin e saj të fuqishëm.

Erza Muqolli ka interpretuar dy ditë më parë para një numri të madh njerëzisht në skenën e AccorHotels Arena, ku performoi këngën “Listen” të Beyonce-s.

Në një moment gjatë fundit ajo ngrit dy duart lart për të krijuar simbolin kombëtar, shqiponjën dhe për të treguar kështu krenarinë për origjinën e saj.

Interpretimi dhe performanca e jashtëzakonshme e Erës u pëlqye shumë nga publiku që e duartrokiti vogëlushen shqiptare.

Erza Muqolli ka qenë edhe një nga këngëtaret që u prit nga Papa Françesku në Vatikan, me rastin e nderimit të figurës së Skënderbeut.