HOROSKOPI DITOR 6 TETOR 2019/ Kjo shenjë duhet t ë ketë kujdes me financat – AlpeGossip
HOROSKOPI DITOR 6 TETOR 2019/ Kjo shenjë duhet t ë ketë kujdes me financat

HOROSKOPI DITOR 6 TETOR 2019/ Kjo shenjë duhet t ë ketë kujdes me financat

Ky është horoskopi i ditës së dielë, datë 6 tetor 2019.

Dashi

Sot duhet t’i ruani pikëpamjet që keni edhe sikur të mos iu pëlqejnë atyre që iu rrethojnë. Do e shihni që vendosmëria dhe bindja në vetvete do iu bëjë më të pëlqyer më pas. Nëse jeni në çift marrëdhënia juaj do jetë e qëndrueshme megjithëse pa shumë pasion siç pritej. Ju beqarët do të çelni si lule nën influencën e Jupiterit. Sharmi juaj do të çmohet shumë dhe do keni mundësi të zgjidhni atë që iu përshtatet më shumë. Në punë duhet të bëni pak më shumë durim orë të zgjidhur problemet dhe për të hedhur hapa e duhura. Nëse ju bëhet një propozim shqyrtojeni  me kujdes para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar do ndërmerrni një strategji afatgjatë për të rregulluar të gjitha problemet.

Demi

Mos kërkoni për asnjë çast të bëni diçka me forcë apo inat sot sepse gjërat mund t’iu dalin tërësisht jashtë kontrollit. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do iu ecin aspak mirë. Bashkëpunimi i kohëve të fundit rrezikon të prishet dhe në inat e sipër mund të thoni gjëra të gabuara. Nëse jetoni vetëm përgatituni për një ditë më interesante. Venusi do ju ndihmojë të keni një takim të këndshëm. Sipas Dritare.net, në punë do jeni shumë të kujdesshëm dhe do merrni vendimet e duhura. Mund të mendoni edhe për një punën tuaj pasditeve, e cila do iu japë një dorë. Në planin financiar është e nevojshme pak maturi. Buxheti nuk do jetë i keq, por po patët tendencë të shpenzoni shumë do keni probleme.

Binjakët

Sot do jeni në formë të shkëlqyer dhe kjo falë Marsit. Dinamizmi dhe humori i mirë do ju shoqërojë çdo çast. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asnjë problem me partnerin. Fantazia do ju ndihmojë të kaloni disa momente shumë romantike së bashku. Përfitoni sa më shumë. Ju beqaret do flirtoje me tepër se sa duhet, por përsëri nuk do e gjejnë atë qe po kërkojnë. Dikush po ju vështron prej kohesh, por nuk ka gjetur momentin për t’ua thënë. në punë ndryshimi do ju tundojë, megjithatë mirë është të mos tregoheni impulsivë dhe të mos hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Suksesi do vijë tek ju në planin financiar. Përfitoni nga kjo ditë.

Gaforrja

Yjet do e ndryshojnë vizioni me të cilin ju e shihni jetën. Shumë gjëra do jenë ndryshe sot. Nëse keni një lidhje, Planetët do e mbrojnë mjaft marrëdhënien tuaj dhe ju do kaloni një ditë të qetë. Merreni me optimizëm të ardhmen dhe gjithçka do shkojë ashtu si doni. Ju beqarët nuk duhet të ëndërroni shumë edhe pse mundësitë për të filluar një histori dashurie romaneske do jenë të mëdha. Sa më me këmbë në tokë të qëndroni aq më mirë do jetë. Në punë do josheni nga mundësitë që do iu jepen për ndryshime rrënjësore. Pavarësia është ajo që iu pëlqen më shumë se çfarëdo. Financat do jenë të paqëndrueshme. Tregohuni të matur nëse doni t’ju mbeten pak lekë në xhep.

Luani

Sot do keni dëshirë t’ia mbathni nga rutina dhe t’i bëni gjërat ashtu si dëshironi. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë mjaft e animuar. Mund të mendoni edhe të largoheni pak kohë nga qyteti ku jeni për të përjetuar një eksperiencë të re. Për ju beqarët nuk do ketë ngjarje të rëndësishme ama dita nuk do jetë e mërzitshme. Do kaloni kohë me miqtë dhe do qeshni. Në punë Hëna do ju bëjë të merrni disa vendime radikale. Mos veproni me impulsivitet, por bisedoni më parë me disa miq të së njëjtës fushë. Këshillat e tyre kanë për të qenë vërtet të vlefshme. Rrethanat nuk do jenë të favorshme për ndryshime në planin financiar dhe ende nuk do arrini dot të bëni shpenzime.

Virgjëresha

Yjet do mundohen t’ua ndryshojnë jetën sentimentale dhe profesionale sot. Mund te bëni edhe zgjedhje të rëndësishme, por do ju duhet patjetër ndihma e dikujt. Marsi do t’iu bëjë më të lumtur. Nëse jeni në çift mund të keni një darkë romantike dhe me qirinj. Nëse po përjetoni një histori dashurie sekrete dhe delikate ka ardhur momenti ta bëni të ditur. Për ju beqarët pritet një dashuri e bukur që do ndryshojë gjithçka. Në punë një koleg i vjetër do jetë mbështetje shumë ë fortë. Ai gjithashtu do ju nxitë të jeni edhe më krenarë për veten. Në planin financiar mos iu besoni propozimeve që janë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Duhet të tregoheni vigjilentë dhe mosbesues.

Peshorja

Gjatë kësaj dite mundohuni të mos flisni para se të mendoheni sepse do vazhdoni të bëni gabime. Nga ana tjetër me durim dhe këmbëngulje do i arrini objektivat. Sipas Dritare.net, nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit problemet kanë pushtuar marrëdhënien tuaj ka ardhur koha të bëni ndryshime. Ju beqarët do merrni një dhuratë nga yjet. Mundohuni që të bëni kujdes me atë që do zgjidhni për të mos pasur probleme më vonë. Jeta profesionale do përparojë goxha. Do jeni shumë të kujdesshëm dhe asgjë nuk do ju ndalë për të arritur atë që keni programuar. Sot pritet që situata financiare të përmirësohet. Mund të bëni investime afatshkurtra dhe transaksione financiare të frytshme. Me pak fjalë do keni fat.

Akrepi

Marsi dhe Venusi do iu japin krahë gjatë kësaj dite. Do doni të argëtoheni sa më tepër pa i marrë gjërat shumë seriozisht. Nëse keni një lidhje do jeni me entuziastë dhe më të dashuruar se kurrë. Mund të merrni telefonata, mesazhe të ëmbla, por edhe surpriza fantastike nga ai që keni në krah. Do ndiheni vërtet të përmbushur. Ju beqarëve nuk do ju mungojnë mundësitë për njohje, por do preferoni të prisni edhe pak kohë. Në punë nuk do fokusoheni mjaftueshëm tek ato që duhet të bëni pasi do jeni të angazhuar me diçka tjetër. Sektori i financave do behet edhe me delikat deri në fund të ditës. Do jeni të pandërgjegjshëm me shpenzimet dhe do bëni gabime të shpeshta.

Shigjetari

Hëna do bashkëpunojë me Uranin gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të ruani kontrollin në gjithçka. Nëse keni një lidhje, falë mbrojtjes së Diellit jeta juaj do kalojë momente të këndshme. Nëse jeni të martuar do jeni më të privilegjuar dhe do ndiheni me fat që keni hedhur gjithë këto hapa. Ju beqarët do jeni sharmante dhe gati për të filluar një lidhje. Bëjini sytë katër kudo që do shkoni sepse personi i duhur do jetë rreth jush. Në punë do keni ide shumë të mira dhe do mund t’i arrini të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Financat do jenë më të mira. Nëse keni planifikuar të blini një objekt me vlerë dhe mjaft të nevojshëm, më në fund do e realizoni.

Bricjapi

Herë pas here dita e sotme do jetë e tendosur dhe mund të mos ndiheni shumë mirë. Bëni kujdes me çdo gjë. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni paksa acarues nuk do keni probleme serioze.  Partneri do ketë durimin t’iu dëgjojë dhe nuk do ju thotë asgjë. Ju beqarët do dini sesi të joshni dhe si të afroheni akoma më shumë me atë që pëlqeni. As nuk e kishit menduar se gjërat do ju ecnin kaq mirë. Në punë do i merrni në dorë frenat dhe do dini kur të ecni e kur të ndaloni. Organizimi do jetë pika juaj më e fortë. Sektori i financave do jetë i kënaqshëm, por ende jo në stadin ku ju mund të shpenzoni pa ju dridhur dora aspak.

Ujori

Mundohuni të jeni sa më të logjikshëm sot sepse po gabuat do përballeni me pasoja të vështira. Në jetën në çift do të mbizotërojë rutina dhe mërzia. Klima e paqëndrueshme dhe mos kuptimi me njëri-tjetrin mund t’iu pushtojë papritur. Ju beqaret do keni dëshirë të provoni shumë aventura dhe jo dashuri afatgjata. Planetët do jenë në anën tuaj, por dijeni se kënaqësia nuk do jetë aq e madhe sa ju e prisnit. Në punë nuk do e keni të vështirë të pranoni opinionet e kolegëve ama në fund do jeni ju vetë që do bëni zgjedhjet përfundimtare. Për financat do kujdeseni më tepër dhe gjithë sakrificat që po bëni shumë shpejt do ju shpërblehen.

Peshqit

Sot do e kuptoni se yjet po ju favorizojnë pamasë sidomos Marsi dhe Jupiteri. Përgatituni për surpriza dhe emocione. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia juaj do kalojë momente aq të bukura sa nuk e keni menduar ndonjëherë. Përgatituni për të përjetuar edhe emocione të veçanta. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni dhe të merrni vendime pa u menduar. Nëse keni nevojë kërkojuni këshilla miqve të ngushtë. Në punë do iu jepen disa përgjegjësi të reja dhe gjithçka për ju do ndryshojë përgjithmonë. Do lodheni më tepër, por shumë shpejt do keni edhe përfitime. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme megjithatë për momentin nuk këshillohet të jepni hua sepse shumë shpejt do ju lindin probleme.