NË ”GARË” ME NJËRA-TJETRËN/ Look-u i cilës nga motrat Vjollca ju pëlqen më shumë? – AlpeGossip
NË ”GARË” ME NJËRA-TJETRËN/ Look-u i cilës nga motrat Vjollca ju pëlqen më shumë?

NË ”GARË” ME NJËRA-TJETRËN/ Look-u i cilës nga motrat Vjollca ju pëlqen më shumë?

Si çdo të shtunë, edhe sot, bukuroshet Vjollca do të paraqiten në ekran në orën 21:00 për të moderuar emisionet e tyre.

Nga fotot e postuara në profilin e saj, Luana duket e veshu me një fustan bust të gjatë, të ngushtë në pjesën e sipërme dhe të derdhur në pjesën e poshtme. Fustani është një miksim i nuancave të ngjyrës rozë dhe të zezë. Bukuroshja e ka kombinuar fustanin me disa aksesorë tepër të thjeshtë por që tërheqin tepër vëmendje.

Ajo që vlen për tu përmendur është se këtë puntatë, bukuroshja ka ndryshuar look duke hequr flokët extension dhe duke na treguar flokët e saj natyralë.

Nga ana tjetër në një foto të postuar nga Julian Deda, Marina sot do të shfaqet e veshur me një jumpsuit e cila pjesën e larme e ka në formën e këmishës. Bukuroshja ka zgjedhur ti qendrojë besnike të zezës por këtë herë duke e miksuar pak me ngjyrën rozë të ëmbël.

Marina ka zgjedhur të vendosë disa aksesorë të thjeshtë, kapse tek flokët dhe vathë të vegjël të cilat i shkojnë shumë me veshjen. /AlpeGossip.al