NJË “GANGO” I VOGËL/ Gettinjo poston FOTON nga fëmijëria mes shokëve dhe nuk do e njihni – AlpeGossip
NJË “GANGO” I VOGËL/ Gettinjo poston FOTON nga fëmijëria mes shokëve dhe nuk do e njihni

NJË “GANGO” I VOGËL/ Gettinjo poston FOTON nga fëmijëria mes shokëve dhe nuk do e njihni

S’mendojmë se është nevoja t’jua rithemi se Getinjo është një ndër emrat më të njohur të repit në Shqipëri dhe jemi të bindur se këngën e tij i dini përmendësh.

Së bashku me vëllain e tij Mozzik, djemtë kanë vite që sjellin në treg vetëm hite dhe na kanë kënaqur me projektet e tyre.

E dimë që janë çuna të mirë, por i quajmë “bad boys” për faktin që janë repera e gangstera.

Në fakt, gangster lind, nuk bëhesh! Ne ju sfidojmë të dalloni cili është Getinjo në këto foto të vjetra nga fëmijëria e tij, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

 

Në fakt, s’kemi pikë dyshimi që e gjetët menjëherë.

Së fundmi, Getinjo dhe Stresi kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një projekt që u kthye menjëherë në hit!

Djemtë kanë lançuar në Youtube projektin e ri të titulluar “S’jam dorzu”, ndaj bëni mirë të mos e humbni nëse ende s’e keni dëgjuar.

“Dhimbjet qe ti jep jeta smun i ndal edhe nese i pi 100 brufena..
jeta e tille ta bon zemren me stenda ! “- janë disa prej fjalëve të këngës që na fiksoi menjëherë.

Kjo është hera e parë që dy djemtë bashkëpunojnë, ndërsa fansat po shpresojnë që të mos jetë e fundit (sigurisht që s’ka për të qenë).