JEPET VENDIMI/ Johnny Depp FITON gjyqin e VITIT ndaj ish bashkëshortes Amber Heard (DETAJET) – AlpeGossip
JEPET VENDIMI/ Johnny Depp FITON gjyqin e VITIT ndaj ish bashkëshortes Amber Heard (DETAJET)

JEPET VENDIMI/ Johnny Depp FITON gjyqin e VITIT ndaj ish bashkëshortes Amber Heard (DETAJET)

Johnny Depp ka fituar gjyqin për shpifje ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën e paditi për abuzim në familje.

Juria vendosi këtë të mërkurë në favor të Johnny Depp, duke justifikuar qëndrimin e tij se Heard sajoi pretendime se ajo ishte abuzuar nga Depp para dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër.

Vendimi mund ta ndihmojë yllin të rehabilitojë imazhin e tij, të paktën kjo është shpresa e tij, pas një gjyqi televiziv që u shndërrua në një spektakël të një martese të mbrapshtë.

Depp e paditi Heardin për shpifje në Gjykatën e Qarkut Fairfax lidhur me një shkrim të dhjetorit 2018 që ajo shkroi në The Washington Post duke e përshkruar veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Avokatët e tij thanë se ai ishte shpifur nga artikulli edhe pse nuk përmendte kurrë emrin e tij.